Njihuni me Arion Furxhiun, themelues, fizioterapist, dhe nutricionist i "Phoenix Physiotherapy Clinic".
🔸Fizioterapist me aftësi shumë të larta etike dhe profesionale. Me përvojë në rehabilitimin klinik,
rehabilitimin e pacientëve të hospitalizuar të departamenteve kryesore (ortopedi,
kardiologji/kardiokirurgji, neurologji/neurokirurgji, ICU, Covid-19), rehabilitimin e fëmijëve me
çrregullime mendore dhe muskuloskeletike.
🔸Diplomuar në Irlandë me Postgraduate Diploma në Shkencë në "Sport & Exercise Nutrition", duke thelluar
njohuritë mbi sistemin e energjisë, biokiminë dhe fiziologjinë e njeriut. Kjo shkencë ka ndihmuar të bëj
më efikas procesin e rehabilitimit (si për pacientët klinikë ashtu edhe për pacientët e hospitalizuar)
dhe për të përmirësuar shëndetin, mirëqenien dhe performancën e qenies njerëzore.
🔸Themelues, fizioterapist dhe nutricionist i “Phoenix Physiotherapy Clinic”, një qendër e avancuar
fizioterapie, e para e këtij lloji në Shqipëri, e fokusuar në parandalimin, rehabilitimin dhe trajtimin
e patologjive të ndryshme, si dhe në rritjen e mirëqenies fizike.
🔸Objektivi i Arionit me "Phoenix" është ofrimi i një qasjeje inovative ndaj pacientit, ku fizioterapia,
nutricioni, dhe fiziologjia ushtrimore bëhen bashkë për të mundësuar që pacienti të vlerësohet dhe
trajtohet në mënyrë globale dhe gjithmonë bazuar në shkencë ekzakte.
🔸Struktura dhe ideimi i "Phoenix" është i bazuar mbi këtë objektiv, ku ndërthuren teknikat dhe
aparaturat fizioterapeutike, palestra e inkorporuar në klinikë dhe asistenca nutricionale për të ofruar
një rehabilitim efikas, profesional dhe inovativ në Shqipëri!